Organet Drejtuese

 

Autoritetet e kontrollit te Universitetit "Politecnica delle Marche" jane te ndara ne:


a) Organet drejtuese;
b) Organet keshilluese;

Organet drejtuese jane:

  • Rektori
    Rektori eshte perfaqesuesi ligjor i Universitetit dhe eshte pergjegjes per iniciativat, menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve shkencore dhe arsimore gjithashtu ka edhe pergjegjesine per arritjen e objektivave te Universitetit sipas kritereve te cilesise dhe ne perputhje me parimet e efektivitetit, efikasitetit, trasparences dhe promovimin e meritave.

 

  • Zevendes Rektori
    Rektori mund te zgjedhi midis profesoreve me orar te plote ose midis atyre qe aplikojne per te punuar me kohe te plote, Zevendes Rektorin, i cili duhet te zevendesoje Rektorin ne raste mungese ose ne rast te ndonje pengese te perkoheshme dhe skadon ne perfundimin e mandatit te Rektorit.

 

  • Drejtori i Pergjithshem
    Drejtori i Pergjithshem eshte pergjegjes, ne baze te adresave te ofruara nga Rektori dhe nga Keshilli Administrues, per menaxhimin dhe organizimin e sherbimeve, burimeve strumentale dhe personelit teknik e administrative te Universitetit, per detyrat dhe kompetencat e parashikuara nga Statuti i Universitetit ne perputhje me art. 16 te D.Lgs. 165/2001.

 

  • Senati Akademike
    Senati Akademike eshte organi qeverises i Universitetit. Ai merret me koordinimin e aktiviteteve te mesimdhenies dhe te kerkimit te Universitetit; i perket gjithashtu formulimi i propozimeve dhe opinioneve per mesimdhenien, kerkimin dhe sherbimin e studenteve, duke iu referuar programit tre-vjecare te Universitetit.

 

  • Keshilli Administrues
    Keshilli Administrues eshte organi qeverises i Universitetit, eshte pergjegjes per planifikim strategjik, financiar dhe per planifikin e personelit, si edhe per funksionet mbikqyrese mbi qendrueshmerine financiare te aktiviteteve duke zbatuar direktivat e percaktuara nga Senati Akademike.

 

Organet keshilluese jane:

  • Keshilli Studentore 
    Keshilli i Studenteve, organi perfaqesues i studenteve ne nivel Universitare, zhvillon funksione keshilluese dhe ne veçanti merret me  propozimet dhe kontrollet mbi çeshtjet qe ndikojne ne gjendjen e studenteve.

 

  •  Komiteti i Garancise
    Komiteti i Garancise per mundesite e barabarta dhe per rritjen e mireqenies se atyre qe punojne dhe kunder diskriminimit ka detyra keshilluese; promovon iniciativat per zbatimin e mundesive te barabarta dhe permiresimin e diferencave midis meshkujve dhe femrave, monitoron respektimin e parimeve te jo diskriminimit ne perputhje me legjislacionin aktual italiane. Komiteti monitoron gjithashtu qe nuk jane nderrmarre veprime ngacmuese  (mobbing) brenda Universitetit.
 
 

Ultimo aggiornamento: 06-10-2015

Seguici sui Social Network
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Università Politecnica delle Marche P.zza Roma 22, 60121 Ancona - tel (+39) 071.220.1 - fax (+39) 071.220.3023 - e-mail info@univpm.it - P.I. 00382520427

Sito a cura del Centro Servizi Informatici