Si te arrini ne Polin e Torrettes

 

Poli i Torrettes ndodhet ne zonen e Ankones drejtimi Veri (Nord), eshte nje kompleks moderne, i cili perbehet nga dy ndertesa qe ndodhen afer spitalit rajonale, ne te cilin ndodhet Fakulteti i Mjeksise dhe i Kirurgjise.

 
Foto makine

Me makine nga Autostrada A14

Per ata qe mberrijne nga Veriu: hyni ne daljen e ANCONA NORD e vazhdoni per Pescara. Vazhdoni superstraden deri ne daljen Ancona Nord - Torrete, mbani te djathten e do te gjeni ne ate ane udhezimet per te arritur ne kompleksin ne te cilin ndodhet Poli i Mjeksise. 
Per ata qe arrijne nga Jugu: hyni ne daljen e ANCONA SUD udhetoni pergjate tangjenciales,ne drejtimin e Pesaros deri ne daljen e Ancona Nord - Torrete, vazhdoni duke mbajtur anen e djathte ), dhe do te gjeni udhezimet per te arritur ne Kompleksin e Fakultetit te Mjeksise.
 

 
 
Foto aeroplani

Ne avion

Aeroporti 'Raffaello Sanzio' gjendet ne Veri te Ankones ne zonen e Falconares rreth 15 km larg nga qendra.
Per te arritur ne Universitet eshte vene ne dispozicion nje sherbim autobusi nderqytetor, linja J, e cila te çon direkte ne staconin hekurudhor (Biletat jane ne shitje tek gazetashitesit e aeroportit).
Si alternative mund te perdorni dhe sherbimin hekurudhor i cili niset nga stacioni i Castelferretti dhe arrin ne stacionin e Ankona qendrore (Ancona Centrale) ndiqni udhezimet e metejshme per "Ne autobuse

 
 
Foto e trenitalias

Me tren

Mund te ndaloni ne Stacionin e Torrettes i cili ndodhet ne via Flaminia, ne kryqezimin me Via Musone dhe me pas ndiqni udhezimet "Me Autobuse".

 
 
Foto autobuzi

Me autobuse

Ne qoftese arrini ne stacionin e Torretes, nga ana tjeter e tij gjendet ndalesa kryesore e autobuzit me ane te se ciles mund te arrini per pak kohe ne Fakultet.

Nga stacioni i Ancona Centrale mund te merrni autobuzin nr 30 e te zbrisni ne ndalesen e fundit e cila ndodhet brenda kompleksit te spitalit. Biletat mund te blihen ne dyqanet e posaçme brenda stacionit.