Këshilla për Jetën e Përditshme

 

Hosteli per te Rinjte

 

 

Kur mbërrini në fillim në Ankona, mund të kenë nevojë për strehim për disa ditë, ndërsa shikoni për një vënd për të jetuar. Një opsion është hosteli i lirë dhe i rehatshme për të rinjtë i vendosur në afërsi të stacionit hekurudhor dhe afër stacionit kryesore. Mund të rezervoni një vend ose të merrni informacione të mëtejshëme nga faqja e internetit e hostelit: http://www.ostelloancona.it/

 

Kontakte:

Ostello per la Gioventù (Hosteli per te Rinjte)

Via Lamaticci, 7 - Ancona

Tel: +39 071 42257

Fax: +39 071 0975540

E-mail: ancona@aighostels.it

Shendeti, Farmacite dhe Sherbimet e Urgjences

 

 

Shendeti

Studentet e Bashkimit Europian duhet te sjellin Karten Shendetesore me ta.

Te gjithe studentet e tjere qe deshirojne te kene akses ne sherbimet e kujdesit shendetsor duhet te shkojne ne nje nga vendet e treguara me poshte:

 

- Poliambulatorio Viale tel. 071 87051 - (oraret e hapjes: nga ora 7.30 deri ne 12.30, nga e Hena- ne te Shtune; nga ora 15:00 deri ne oren 17:00 nga e Hena - ne te Premte)

- Poliambulatorio 2000 AN tel. 071 87051 - (oraret e hapjes: nga ora 7.30 deri ne 12.30, nga e Hena- ne te Shtune; nga ora 15:00 deri ne oren 17:00 te Henen/ te Merkuren/ te Premten)

- Presidio Distrettuale Brecce Bianche tel. 071 87051 (oraret e hapjes: nga ora 7.30 deri ne 12.30, nga e Hena - ne te Premte; nga ora 15:00 deri ne oren 17:00 te Marten)

Studentët e Bashkimit Europian duhet të tregojnë vetëm kartën e tyre shëndetësor. Nëse keni blerë ilaçe, mos harroni të ruani faturën, kështu që mund të merrni mbrapsh paratë në vendin tuaj.

 

Farmacite

Ekzistojnë rreth 30 farmaci në qytet. Disa janë farmaci komunale dhe janë quajtur 'comunali'. Gjatë festave janë të hapura tre farmaci. Nga farmacitë në zonen Piano dhe në qendren e qytetit garantohet shërbimi i natës: këto janë të hapura për rreth dy orë pas mbylljes normale, dhe më vone është e nevojshme të telefoni ose ti bini ziles. Ju nevojitet një recetë shkruar nga një mjek për disa lloje të caktuara ilaçesh.

 

Sherbimet e Urgjences

• Ambulanca 118

• Zjarrefikesit 115

• Policia 113

 

Në përgjithësi dyqanet janë të mbyllura të dielave, përveç gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe në disa pushimeve të veçanta.
Oraret e hapjes dhe të mbylljes ndryshojnë në varësi të llojit të dyqanit dhe të sezonit.

 

Orari i hapjes ështe zakonisht:

Dyqanet ushqimore: Në mëngjes: 08:00 - 13:00; Pasdite: 16:30 - 19:30 (gjate verës: 17:00 - 20:00). Disa supermarkete janë të hapura gjatë gjithë ditës.

Artikujt e shkrimit, librarite, pajisjet kompjuterike: Ne mengjes: 08:45 - 12:30; Pasdite: 16:30 - 20:00. Shumica e tyre eshte e mbyllur te shtunen mbasdite dhe te hene ne ne mengjes.

Dyqanet e tjera: Ne mengjes: 08:45 - 12:45; Pasdite: 15:30 - 19:30 (gjate veres: 16:00 - 20:00). Jane mbyllur te henen ne mengjes.

 

Ne Ankona ka shume banka te ndryshme, por oraret e hapjes jane te njejta:

Nga e Hena ne te Premte, Ne mengjes: 08:20 - 13:20; Pasdite: 14:35 - 16:00.

Nëse vendosni të hapni një llogari bankare, duhet të kontrolloni në banka të ndryshme, sepse secila prej tyre ofron llogari bankare te ndryshme. Krahasoni paketat e shërbimeve te ofruara para se ta hapni llogarine.

Gjenden edhe disa banka online pa kosto. Gjithashtu ne banke mund te kembeni para.

Sherbimet telefonike dhe postare

 

 

Zyra Postare ofron sherbime te ndryshme: dergimin e letrave, telegrameve, fakseve, trasferimin e parave, etj. Zyrat Postare jane te hapura zakonisht nga e Hena ne te Shtune, perveç Zyres Postale Qendrore (Ufficio Postale Centrale) ne Piazza XXIV Maggio dhe disa filaleve te tjera te medhaja te cilat mbeten te hapura deri ne pasdite vone. Mund te bleni pulla ne Tabakeri (te cilat njihen shume lehte nga nje shkronje e bardhe T ne nje sfonde blu).  Letrat mund te postohen ne kutite e kuqe; zakonisht ka dy opsione, nje per qytetin (Per la città), dhe tjetri per te gjitha destinacionet e tjera (Per tutte le altre destinazioni).

 


Rrjeti kombëtar i telefonit nuk drejtohet nga Zyra e Postës, por nga kompani të ndryshme. Në disa kafene dhe vende tjera publike është e mundur që të përdorni telefonin, duke paguar në fund të telefonates për njësitë e përdorura. Megjithatë, shumica e telefonave publikë funksionojne me kartat telefonike magnetike, të cilat janë në dispozicion te Zyres Postare, Tabakerive, Gazetashitësit dhe Shpërndarësve automatike. Janë në dispoziciongjithashtu karta telefonike ndërkombëtare dhe në disa raste është e mundur që të përdoren monedha.

 

Telefonat celulare: telefonat celulare jane mjafte te perhapur ne Itali.Nëse keni një telefon GSM ju këshillojme ta sillni me vete dhe te bleni vetem kartën SIM këtu. Kostot operative janë të arsyeshme dhe zakonisht jane më pak te shtrenjeta se të kesh një telefon në shtëpi, ose te përdoresh një kabinë telefonike.

Telefonatat nderkombetare:

Per te kryer nje telefonate nderkombetare nga Italia, shtypni:

1)Prefiksin e shtetit qe doni ti telefononi

2)Prefiksin e qytetit pa kodin e pergjithshem 0

3)Numrin e telefonit

 

Per te kryer nje telefonare nderkombetare ne Itali, shtypni:

1)Prefiksin e Italise +39

2)Prefiksin e qytetit (per Ankonen eshte 071).

3)Numrin e telefonit