Ekonomia

 
 
Porti i Ankones

Porti i Ankones

 

 

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, provinca e Ankones u karakterizua nga një aktivitet tregtar intensiv në qytet dhe nga përhapja e aktivitetit bujqësor në brendësi. Aktivitetet artizanale u zgjeruan dhe u përhapen në të gjithë rajonin në fillim të viteve pesëdhjetë.


Kjo u pasua nga transformimi artizanal i fabrikave të vogla, proces që dallon vitet 60 dhe 70, si periudha e industrializimit e të gjithë rajonit Markixhan. Ky model është bërë i njohur ndërkombëtarisht në gjysmën e dytë të vitit 1970. Shumë biznese të vogla e çuan vendin në industrializim, duke ruajtur gjithsesi lidhjet me traditën bujqësore, duke shmangur një transformim traumatik socio-ekonomik.

 

Provinca e Ankonës është zona më e e industrializuar e Rajonit Markixhian, e cila paraqet me besnikëri fenomenin e përhapur të industrializimit me zhvillimet e ndryshme tipike të bregdetit të Adriatikut. Prodhimi dhe fabrikat janë të përqendruara në Fabriano (pajisjet shtëpiake), në Jesi (makineritë bujqësore) dhe Castelfidardo (instrumentet muzikore), edhe pse asnjëra është mjaft e madhe sa të dominojnë sektorin e vetë.

 

Përveç kësaj, porti i Ankonës është një kryqëzim kryesore për transportin e mallrave dhe njerëzve në detin Mesdhetar.