Sistemi Universitare Italiane

Skema e sistemit universitare ne Itali
Deget e Studimit
Titujte akademike
Kreditet
Vitet
Cikli i 1°
Kurset e Diplomimit CL
Diplomimi L
180
3
Cikli i 2°
Kurset e Specializimit-CLS
Specializimi-LS
120
2
Kurs i Specializimit i nivelit te 1° -CS1
Diplomat e Specializimit
120-180
02-mar
Kurset per Masterin Universitare te nivelit te 1° - CMU1
Master Universitar i nivelit te 1° - MU1
60+
1+
Cikli i 3°
Kurset e Doktoratures dhe te Kerkimit -CDR
Doktoratura -DR
60-300
3+
Kurset e Specializimit te nivelit te 2°-CS2
Diploma e Specializimit e nivelit te 2° - DS2
60-300
01-maj
Korsi i Masterit Universitar i nivelit te 2° -CMU2
Masteri Universitar i nivelit te 2° -MU2
60+
1+
 

Pas reformes se vitit 1999 studimet universitare italiane jane te organizuar ne 3 cikle


I. Cikli i Pare.
Eshte e perbere nga Kurset e Diplomimit Bachelor (Corsi di Laurea CL). Qellimi i tyre eshte qe ti ofrojne studenteve njohuri te mjaftueshme te metodave shkencore te pergjitheshme dhe pervetesimin e aftesive te veçante profesionale. Kerkesa minimale per tu pranuar eshte deftesa e shkolles se mesme, ose nje deftese e huaj ekuivalente; pranimi mund te behet subjekt i verifikimeve te tjera shtese. Kurset e Diplomimit Bachelor zgjasin 3 vjete. Per te mare Diplomen studentet duhet te kene fituar 180 kredite.

II. Cikli i Dyte.
 Studimet e ciklit te dyte perfshijne A) Kurset e Specializimit (CLS); B) Kurset e specializimit te nivelit te pare (CS 1); C) Kurset e Masterit Universitar te nivelit te pare (CMU 1).

A) Objektivi i CLS eshte qe te pajise studentet me nje nivel te advancuar te edukimit per ushtrimin e nje aktiviteti shume te qualifikuar ne fusha te caktuara. Pranimi ne CLS ka si kusht posedimin e Diplomes tre-vjeçare ose posedimin e nje titulli te huaj ekuivalente; studimet zgjasin dy vjete; Diploma e Specializimit i jepet atyre studenteve qe kane arritur ne nje totale prej 300 kreditesh, duke perfshire dhe ato te Bachelorit te cilet konsiderohen te vlefshem per Diplomen e Specializimit (maksimumi 180). Per te mare diplomen e specializimit eshte e nevojshme qe te zhvillosh nje teze origjinale. Nje numer i kufizuar CLS, te rregulluara nga direktivat e Bashkimit Europian ( CLS ne Mjeksi dhe Kirurgji, Veterianari, Stomatologji dhe Protesa Dentare), kane si kusht perveç posedimit te defteses se shkolles se mesme edhe nje provim hyrjeje; studimet zgjasin 5 vjete ( 6 per Mjeksi dhe Kirurgji).
B) CS1 synojne ofrimin e njohurive dhe aftesive per ushtrimin e aktiviteteve profesionale te kualifikimit te larte; mund te themelohen vetem me ane te aplikimit te ligjeve italiane specifike ose te direktivave te BE. Mund te hyhet me Bachelorin ose me nje titull te huaj ekuivalente; Pranimi i nenshtrohet kalimit te nje konkursi; per te marre DS1 eshte i nevojshem grumbullimi nga 300 deri tek 360 kredite, duke perfshire edhe ato te marra me Bachelorin dhe qe jane te vlefshem per CS1. Zgjatja e CS1 perfshihet nga 2 deri ne 3 vjete.
C) CMU1 jane kurse te advancuara shkencore ose te formazionit te arsimit te larte te cilat mund te arrihen me nje diplome ose me nje titull re huaj ekuivante; pranimi mund ti nenshtrohet posedimit te kerkesave shtese. Kohezgjatja minimale eshte nje vite; per te mare titullin e Masterit Universitare te nivelit te 10 eshte e nevojshme te arrish 60 kredite.

III. Cikli i Trete.
Studimet e ciklit te 3° perfshijne: A) Kurset e doktoratures PhD (CDR); B) Kurset e Specialzimit te nivelit te 2°(CS2); C) Kurset e Masterit Universitere te nivelit te 2°(CMU2).

A) Objektivi i CDR eshte pervetesimi i nje metodologjie te sakte per kerkimin shkencor; mund te parashikojne metoda didaktike specifike, si perdorimi i teknologjive te reja, periudha studimi jashte vendit, stazhe ne laboratore. Per te marre doktoraturen eshte e nevojshme elaborimi i nje teze kerkimore origjinale. Mund te hysh me nje Diplome Specializimi ose me nje titull te huaj ekuivalent; Pranimi i nenshtrohet kalimit te nje konkursi; kohezgjatja minimale eshte 3 vjete; ne fund jepet Doktoratura (Dottorato di  Ricerca)
B) CS2 ka si qellim te ofroje njohuri dhe te zhvilloje aftesite per ushtirimin e aktiviteteve profesionale te kualifikimit te larte; mund te themelohen vetem me aplikimin e ligjeve italiane specifike ose direktivat e BE. Per pranimin kerkohet Diploma Bachelor ose nje titull i huaj ekuivalent; pranimi i nenshtrohet kalimit te nje konkursi; kohezgjatja eshte zakonisht 1 vite, perveç CS2 te Mjeksise kohezgjatja e se ciles arrin deri ne nje maksimum prej 5 vjetesh.
C) CMU2 jane kurse te avancuara shkencore tek te cilat mund te hysh me nje Diplome Bachelor ose me ane te nje titulli te huaj ekuivalente; pranimi mund ti nenshtrohet posedimit te kerkesave shtese. Kohezgjatja minimale eshte 1 vite; per te mare titullin e Masterit Universitare te nivlite te 2° eshte e nevojshme qe te arrish ne 60 kredite.



Klasat e Degeve te Studimit:
 Permbajtet e çdo dege vendosen ne menyre autonome nga Universitetet. Per Bachelorin dhe per Specializimin Universitetet duhet te plotesojne disa kerkesa minimale te percaktuara ne nivel nderkombetar ne lidhje me grupe studimi te ngjashme. Kerkesat minimale nazionale ne asnje raste nuk mund te lidhen me shume se 2/3 e secilit program.

Kreditet Formative Universitare: kreditet i pergjigjen zakonisht 25 oreve pune per çdo studente, duke perfshire dhe studimin individual.
Sasia mesatare e punes se te mesuarit e kryer gjate vitit nga nje studente me kohe te plote eshte fiksuar ne 60 kredite.