Prezantimi Video i Universitetit

 

Klikoni ketu per te pare videon

 
 
 
 
 
 
Prezantim

 

Universiteti "Politecnica delle Marche", u themelua ne 1969 ne Ankona, ofron kushte te shkelqyera per studimin dhe kerkimin ne nje mjedis stimulues dhe te rehatshem.

 

Ankona eshte e vendosur pergjate bregdetit te Adriatikut qendror ne nje kep ne forme berryli (Emri i saj, ne fakte, derivon nga greqishtja Ankon qe do te thote "berryl") dhe mburret me nje nga portet me te rendesishme te Italise.

 

Ajo është një qytet me interese artistike, e dominuar nga Katedralja e San Ciriacos e cila gjendet ne kodren e Guasco's. qendra e saj historike është e pasur me monumente, dyqane elegante dhe vende tipike për të rinjtë. Ankona eshte qyteti kryesore i Rajonit te Markeve dhe eshte qendra ekonomike me e rendesishme.

 

Për turistët, ofron gjashtë kilometra plazhe me rërë të pastër.  Jo shumë larg nga Ankona, ka disa qytete turistike përgjatë "Riviera del Conero", të cilave i janë dhënë çdo vit Flamuret Blu nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor (FEE) në njohjen e standardeve të larta mjedisore dhe per cilësite e arritura.

 

Parku Natyror i Monte Conero's, karakterizohet nga nje bimesi tipike mesdhetare, ofron nje pamje qe te le pa fryme, shtigje per shetitje, horse-riding dhe mountain biking.

 

Si Univesiteti i pare Italiane qe iu dha Çertifikata e Cilesise (Quality Certification) ne perputhje me International Standard ISO 9001, Universiteti "Politecnica delle Marche" eshte si nje pike referimi ne rajon si per studentet italiane po ashtu dhe per ata te huaj. Aksesi ne programet e ndryshme akademike dhe ne burimet universitare te ndryshme lehtesohet nga qendrat e shumta multimediale dhe nga laboratoret plotesisht te pajisur te vendosur ne secilin Fakultet.

Programi Akademike ofron 39 dege studimi, 9 dege te nivelit te pare dhe te dyte pas - universitare, 4 dege specializimi, 33 shkolla specializimi dhe 5 shkolla doktorature P.h.D, per secilin Fakultet.

Studentet te cilet kane per te zgjedhur nje program akademike asistohen ne kete vendim te rendesishem nga Sherbimi i Orientimit te Universitetit. Qellimi i tyre eshte qe te identifikohet dega qe i pershtatet me se miri prirjeve, interesave aspektativat dhe potencialit te studentit.

 

Vizitoni faqjen tone te internetit www.univpm.it per te pare burimet e shumta qe jane vene ne dispozicionin tuaj. Do te jeni ne gjendje te gjeni informacione te dobishme qe kane te bejne me deget qe jane ne dispozicion, per mundesite per te studiuar jashte vendit, per praktikat dhe programet trajnuese.

 

Universiteti "Politecnica delle Marche" ju shoqeron edhe pas diplomimit, dhe eshte shpesh ne kontakt te drejtperdrejte me ndermarrje te rendesishem ne menyre qe tju ndihmoje per te gjetur nje pune.

 

Universiteti ka rreth 17,000 studente, 545 dekane dhe kerkues, dhe 565 antare te stafit teknik dhe administrative te cilet punojne ne kampuse te ndryshme.

 

 
 
Organizimi:
bandiera

Jane pese Fakultete qe ndodhen ne tre komplekse te ndryshme:

  • Kompleksi i Shkencave dhe i Teknologjise ndodhet ne Monte Dago, dhe permbane Fakultetin e Inxhinierise, Bujqesise dhe Shkencave;
  • Kompleksi i Biologjise, Shkencave dhe i Kujdesit Mjeksore ne Torrette eshte ndertuar ne menyre specifike per te permbushur nevojat e mesimdhenies dhe aktiviteteve te kerkimit te Fakultetit te Mjeksise dhe Kirurgjise;
  • Kompleksi per Fakultetin e Ekonomise, gjendet ish- Kazermen Villarey te rinovuar ne shekullin e 19 dhe ndodhet ne qendren historike te qytetit te Ankones, 

Dege te tjera te mbajtura nga Università Politecnica delle Marche gjenden ne qytetet e Ascoli Piceno, Fabriano, Fermo, Macerata, Pesaro dhe San Benedetto del Tronto.

 

Zyra e Rektorit dhe e Njesise se Puneve Administrative gjenden ne nje ndertese te shekullit te19 ne Piazza Roma.

 

Disa objekte Universitare jane te perbashketa per te gjitha fakultetet:

 

Qendra e Dokumentacionit te Universitetit eshte e vendosur ne 2 ndertesa:

 

 

 

Studentet mund te hyjne me ane te kompjuterave per te bere nje kerkim automatik te140,000 punimeve qe ndodhen ne bibloteke dhe mund te konsultojne gazeta elektronike.

 

Qendra e Gjuheve te Huaja ( Centro di supporto per l'Apprendimento delle Lingue-CSAL)) ka zyren kryesore ne Fakultetin e Ekonomise ku studentet me nje gjuhe ametare thirren per ti bere si guide studenteve e per ti treguar nje menyre te pershtateshme se si te pergatisin provimet e si te marrin çertifikatat nderkombetare.

Studentet mund te perdorin mensat dhe konviktet qe ndodhen afer universiteteve te ndryshme.

Konviktet e studenteve gjenden ne pozicione strategjike dhe konsistojne ne apartamente te vogla te mobiluara dhe kane dhoma gjumi teke ose dopie,  banjo, guzhine, nje dhome te perbashket per te bere shoqeri te reja per te pare TV dhe per te studuar, si edhe nje lavanderi per te lare rrobat.

 

Qendera Sportive ndodhet ne Posatora ku studentet dhe pjestaret e stafit mund te perdorin murin per ngjitje, fushen sportive dhe fushen e  tenisit.

 

Fakultei i Bujqesise krenohet me nje staf te kualifikuar akademike dhe me pajisjet shkencore, duke e bere kete fakultet konkurues ne kontekstin universitar Evropian. Deget e studimit sigurojne mjetet per te kuptuar nevojat e bujqesise modene dhe per adresimin e çeshtjeve te sektoreve agroindustirale dhe mjedisore, duke kombinuar menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit me kualifikimin dhe sigurine e produkteve te saj.

Fakulteti ka nje Ferme qe perdoret per mesimdhenien dhe per kerkimet e cila ndodhet afer qytetit te Agugliano, dhe ka nje Kopesht Botanik i cili perfshine zonen e Selva di Gallignano (Pylli i Gallinjanos).

 

 

Deget e studimit ne Fakultetin e Ekonomise trainojne menaxher per ndermarrjet dhe institucionet, qe veprojne ne nivel kombetare dhe nderkombetare, si edhe profesioniste te pavarur.  Studentet fitojne njohuri te mjaftueshme per metodat dhe dijet shkencore te pergjitheshme dhe specifike dhe aftesi profesionale ne keto fusha : administrim dhe menaxhim kompanie, marketing dhe menashim i aktivitetit tregtar, finance, organizim biznesi dhe tregti nderkombetare, ekonomia e ndermjetesimit financiare.

Te diplomuarit qe synojne te punojne ne menyre te pavarur mund te fitojne aftesite e nevojeshme per tu bere konsulent i jashtem, me pervoje ne shume çeshtje qe lidhen me kontabilitetin, menaxhimin, ligjet dhe finance.

 

Fakulteti i Inxhinierise eshte nje pike referimi per studimin dhe zhvilllimin e teknologjive te reja.

Eshte nje strukture moderne e mesimdhenies, e pajisur me strumentet me te sofistikuara dhe me laboratore te medhenj, duke ofruar nje game te ndryshme degesh mesimore si edhe pergatitja per te hyre ne boten e punes brenda nje kohe te shkurter.

Leksionet karakterizohen nga theksimi i planifikimeve te projektit dhe i teknologjise, ne menyre qe te trajnojne profesioniste te kualifikuar.
Programi mbulone kater zona kryesore: Shkenca te Arkitektures dhe Inxhinierise se Ndertimit, Inxhinieri Civile dhe Mjedisore, Inxhinieri Informatike dhe Inxhinieri Industriale.

 

Deget e studimit te mbajtura ne Fakultetin e Mjeksise dhe te Krirurgjise kane nje rendesi te konsiderueshme jo vetem se trajnojne doktore, dentista dhe specialiste ne sektorin shendetsor por gjithashtu sepse zhvillojne ekperimente dhe kerkime klinike, te mbajtura nga grupet e punes te perfshira ne sektore biologjike, kimike dhe multi disiplinore.

Fakulteti ka salla multimediale dhe laboratore me pajisje moderne si edhe laboratore te veçante per te aplikuar kerkimet. Per trainimin praktik te studenteve ka nje rrjet te gjere organizatash te vendosura ne rajon. Spitali i Universtitit “Ospedali Riuniti”, ka nje rendesi te veçante sepse  ofron mundesine e integrimit te plote midis Sherbimeve te Shendetit Mjeksore dhe mesimdhenies dhe nevojave shkencore te Fakultetit te Mjeksise dhe Kirurgjise.

 

Fakulteti i Shkencave pergatit profesioniste te cilet kane aftesi dhe njohurite qe te merren me çeshtjet e mjedisit, te cilet jane te afte per te punuar si ne sektorin privat po ashtu dhe ne ate publik.

Eshte qendra e persosmerise ne fushen e kerkimeve detare, duke i kushtuar nje vemendje te veçante studimit te ekosistemit detare dhe bregdetit.

Per shkak te rendise se tij ne aktivitetet kerkimore ne Biologji Detare, ky Fakultet eshte i ndjekur nga studentet nga i gjithe vendi.

Ne bashkepunim me Organizatat Kerkimore te shumta dhe me Universitetet ne te gjithe boten, Fakulteti i Shkencave eshte i perfshire ne shume projeskte te Bashkimit Europian.

Deget qe mund te ndiqni trajnojne Biologjiste, Botaniste, Zoologe, Teknike te Kontrollit Mjedisore, Gjeologe dhe Gjeofizike.

 

Università Politecnica delle Marche , nje kualifikim i vlefshem... per te ardhmen tuaj!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sherbim i realizuar nga Nucleo Informatico Amministrativo