Kultura dhe Evenimentet

 
 

Ankona eshte nje qytete me skene te gjalle kulturore dhe dinamike. Tempulli i ngjarjeve kulturore eshte Teatri i Muzave, qe organizon çdo vite opera lirike dhe teatrale.


Shume te tjera jane vendet kulturore ne qytet, si "Teatro Sperimentale Lirio Arena",  Teatro Studio, Mole Vanvitelliana, etj …te cilat shpesh organizojne ngjarje kulturore te çfare do lloj tipi, si muzike, teater dhe vallezim.

 

Aktivitete kulturore shume te rendesishme jane organizuar dhe nga Universiteti i cili nxite dhe promovon aktivitete kulturore te ndryshme si koncerte te muzikes klasike te mbajtura nga Orkestra Filarmonike e zones Marche (Orchestra Filarmonica della Regione Marche).

 

Aula Magna e qendres teknike - shkencore te Monte Dago's eshte selia qendrore e aktiviteteve te tilla.